Monday, April 21, 2008

Mashtrimi i madh, Qato fiton me boksierin e "OJQ"-se

Titulli u pretendua si tejet i rendesishem per kampion bote te WBF-se. WBF rezulton si firme australiane pa asnje peshe nderkombetare

Paraqitja e ndeshjes se djeshme Kreshnik Qato-Vitor Sa si ndeshje qe do te percaktonte fituesin e cmimit boteror te peshave te mesme, mbart doza mashtrimi dhe ekzagjerimi. Pikesepari boksieri Vitor Sa eshte paraqitur publikisht si kampion i Portugalise ne peshat e mesme, fakt ky qe nuk eshte aspak i vertete, madje kete nuk "guxon" ta thote as vete Federata WBF (World Boxing Foundation), per te cilen ai garon. Pjesa me interesante e kesaj ndeshjeje lidhet pikerisht me kete federate, e cila ne vete faqen e saj zyrtare shkruan per kete ndeshje se: "Muajin tjeter ne do te shohim nje tjeter gare kampionesh ne Shqiperi, ku nje hero lokal i quajtur Kreshnik Qato, i kthyer ne Shqiperi nga Anglia, do te ndeshet me portugezin Vitor Sa per titullin boteror te peshave te mesme te WBF-se ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane", - shkruhet ne shpallje. Pra duket te qarte se kemi te bejme me percaktimin e titullit boteror per peshat e mesme brenda nje federate te caktuar (te tilla ka me qindra), por, per te qene e rendesishme kjo ndeshje, duhet qe Federata te siguroje ndeshje me fituesit reciproke te federatave me nam nderkombetar.
Federata
Nga kerkimi per Federaten WBF, ne faqen zyrtare te saj rezulton se ajo eshte themeluar ne vitin 2004 ne Australi dhe ka marre licencen per te operuar dhe ne vendet e tjera jashte Australise. Megjithate, edhe pse ky fondacion operon ne te gjitha kategorite, nuk rezulton asnje ndeshje e ndonje kampioni te kesaj federate me ndonje boksier tjeter qe perfaqeson federata vertet te rendesishme dhe me peshe ne arenen nderkombetare te boksit, sic jane te mirenjohurat WBA, WBC, IBF, WBO etj. Sakaq, duket se vete portugezi Vitor Sa vjen nga "hici", pasi Fondacioni ne fjale WBF nuk ka kampion ne kategorine e peshave te mesme qe prej tre vitesh, pra qe ne vitin 2005. Ne fakt duket se jo me kot dhe portugezi eshte zgjedhur me short, pasi ne kete fondacion nuk kishte nje gare mirefilli per ndeshjet apo kampionin per kete peshe. Ndersa ne mediat shqiptare Vitor Sa eshte paraqitur si kampion i Portugalise ne faqet nderkombetare te boksiereve, edhe ai, edhe Qato rezultojne thjesht te regjistruar si emra figurante, ndersa titujt e tyre te pretenduar me shume buje ne Shqiperi, zyrtarisht nuk gjenden askund.

H. Hasani


5 Prill 2008


Mashtrimi i madh, Qato fiton me boksierin e "OJQ"-se

No comments: