Monday, April 21, 2008

Kreshnik Qato per herë të dytë kampion bote në Shqipëri a mashtrim ??

Shkruan Ahmet Shqarri per gazeten Standard :

Kreshnik Qato zhvilloi këto ditë në Tiranë, shumë amatorë të boksit të vërtetë profesionist, për të mos thënë se këtë dyshim për të vërtetën e kësaj ndeshjeje e has në shumicën e opinionit tonë publik, që natyrisht, larg euforisë boshe, njohin mirë realitetet e botës sonë moderne dhe nuk bëhen robër të injektimeve me demagogji dhe spekulime, si në ato kohërat e largëta të zbulimit të Amerikës, ku vendasit gënjeheshin me xhingla-minglat e kolonizatorëve zbulues…

Po këtë herë, kujt ia rrëmbeu titullin kampion i botës, "për herë të parë", Kreshnik Qato? Kundërshtari këtë herë nuk vinte nga Lindja, edhe emri i tij nuk ngjante si ato me gjenezë nga Turqia. Ai këtë herë vinte nga Perëndimi, (nga Portugalia, siç u tha), megjithëse ky "sfidant" me biografinë e tij, vetëm me rreth 15 ndeshje në karrierë dhe me pak fitore; i 123-ti në ranglistën e boksierëve profesionistë, për gjithkënd që e njeh sadopak këtë lloj sporti, nuk mund të ishte kundërshtari i duhur për të diskutuar një titull, i pretenduar si " i botës"!? Gjërat ngatërrohen edhe më shumë, për shkak të atij togfjalëshit "për herë të parë", sepse duke harruar (!) atë titull "kampion bote" të 3 viteve më parë, këtë herë logjika të thoshte se boksieri ynë nuk kishte se çfarë titulli botëror të mbronte!?!?...


E vërteta e "kampionit tonë të botës", brenda dhe jashtë ringut…

No comments: