Showing posts with label ksenofobi. Show all posts
Showing posts with label ksenofobi. Show all posts
Sunday, June 17, 2007
Policet grek që torturuan shqiptarët largohen nga puna
Sipas mediave greke oficeri 30-vjecar ka qenë pjesëtar të forcave të policisë prej vitit 1996. Ai është shprehur për hetuesit në stacionin policor qendëror Omonia që ai dhe koleget e tij vetëm "kan bërë pak shaka". Kryeministri Karamanlis është shprehur që është shokuar nga kjë ngjarje që eshtë në dëm të imazhit të Greqisë. Partia në opozit PASOK ka akuzuar qeverinë që lejon policinë të kryej krime pa u dënuar organet përkatëse.
Saturday, June 16, 2007
Video : Ksenofobia greke, torturohen dy shqiptar nga policia
Shqiptarët janë ende të pambrojtur në "demokratinë" greke. Shikoni videon e inçizuar në fshehtësi brenda në stacionin e policisë. Dy emigrantë shqiptar torturohen nga së paku një polic me rroba civile me një shkop të madh policie. Si pjesë e torturës brutale polici civil detyron shqiptarët të godasin njëri tjetrin me shuplaka për të plotësuar nevojat mazokiste të tij dhe policëve të tjerë të pranishëm në këtë krim të ligë . Greqia vazhdimisht kryen krime kundër drejtave të njeriut, në shënjeshtër është kryesisht komuniteti një milionsh shqiptar, dhe kërkush s'reagon. Mjaft !
Subscribe to:
Posts (Atom)