Tuesday, January 30, 2007

Kreshnik Qato, kampion askushi, dhe mashtrimi i tifozëve

Nuk kuptoj se si mundet një bokser aq modest që është Kreshnik Qato të ketë aq shumë vëmendje nga mediat shqiptare. Interesimi i mediave për të asesi nuk është në përpjesëtim të drejtë me rezulltatet e tij. Ku mbeti gazetaria analitike? Në mediat shqiptare Kreshnik Qato paraqitet si kampion bote. Ai është një yll, me këtë pajtohem edhe unë, por ai është një yll që shkëlqen prej mashtrimi.
Ndeshjet e ti transmetohet në kanalet më të mdha televizive në gjuhën shqipe. Qato takohet me kryeministrin shqiptar dhe pjesëtar të qeverisë shqiptare, të cilet i premtojnë mbështetje. Qato bokson, dhe tifozet mbushin plot arenat e boksit për të shikuar atë, në mendimin e gabuar se shohin një bokser të klasit botëror.

Në fakt ai ka një titull me organizaten IBC, një organizatë koti që kërkush nuk e njeh. Si fitoj Kreshnik Qato këtë titull ? Duke fituar me pikë në 12 raunda kundër një amateri nga Ukraina, Rizvan Magomedov, që momentalisht radhitet në vendin e 580-te në botë në peshën Super Middleweight sipas faqes boxrec.com.
Po e lexuat mirë! I ashtu-quajturi kampioni i botës Kreshnik Qato, në ndeshjen për titullin, fitoj me një diferencë të vogël kundër një kundërshtari që nuk rradhitet as ndër pesëqind më të mirët të kategorisë. Sipas faqes boxrec.com, Qato renditet i 67-i në botë në kategorinë Super Middleweight.

Një kërkim të shpejtë për "Kreshnick Qato", siç ai e shkruan emrin në anglisht, në Google në internet jep të gjitha rezulltatet, statistikat e tij si edhe disa artikuj në gjuhën angleze.
Në 20 ndeshje profesionale Qato ka vetëm 14 fitore dhe 6 humbje, dhe vetëm dy ndeshje i ka fituar në nokaut, asesi diçka që i ngjan një kampioni. Sipas britishboxing.net që paraqet rënditjen zyrtare të federates britanike të boksit, Qato renditet i 8-ti në Britani. Në rënditjet botërore të organizatave serioze të boksit WBC, WBA, IBF dhe WBO, Qato në asnjëren prej këtyre rënditet ndër 15 më të mirët, si shembull Luan Krasniqi rënditet i 5-ti në WBO-së dhe i 9-ti në IBF.

Gazeta britanike Sportinglife.com në nje artikull e përshkruan : "Qato është një bokser modest në Super-Middlewight me një talent të veçantë, çdoherë që lufton, një shtet i tërë e mbështet".
Sipas promotorit të Qatos, Jonathan Feld, i cili shprehet në të njëjtën artikull, ai mbetet i befasuar se si një bokser si Qato mundët të ketë aq shum tifoz dhe aq shumë intersim për të në mediat shqiptare. Në çdo ndeshje të Qatos në Angli, kurr nuk shkojnë më pak se 500 tifozë shqiptar të zjarrtë, që paguajnë bileta për rreth 30 paunda (46€) për person. Shumë prej tyre biletat i blejn personalisht nga Qato. Kjo do të thot që këta tifoz paguajnë gjithësi mbi 23.000€ për çdo ndeshje , një shumë jo e vogël, një pjesë e madhe hyjnë direkt në xhepin e Qatos. Zakonisht ndeshjet organizohen në arena të falimentuara dhe interesimi përveç tifozëve naiv të Qatos, është i papranishëm për këta ndeshje.

Rezulltatet e Qatos s'jan diçka që të bëjn për ti çuar vetullat. Gazetarët dhe mediat duhet të marrin më shumë përgjegjësi për artikujt që shkruajnë dhe emisionet që transmetojnë. Kjo Qatomani ka bërë që tifozet dhe masat, normalisht të uritur për suksese kuqezi, nuk janë në dijeni që ti vlerësojnë kualitetet e Qatos. A duhet të krenohemi si shqiptar për një bokser tepër modest ? A duhet të konsiderohet si superyll një bokser i tillë ?
Duhet të jemi të vetëdijshëm se çfar sinjale japim botës duke nderuar sportist si Qato si superyje. Edhe pse normalisht duhet të gëzohemi shumë për sukseset e sportistëve shqiptar nëpër botë, gazetarët duhet t'i vlerësojnë
rezulltatet e tyre me paanëshmëri. Kreshnik Qato nuk është kampion por vetëm një flluskë që ende ska plas.


http://www.sportinglife.com/boxing/news/story_get.cgi?STORY_NAME=boxing/05/10/05/BOXING_Column.html
http://www.boxrec.com/boxer_display.php?boxer_id=067672
http://www.britishboxing.net/?page=rankings&org=22&rank=209

No comments: