Wednesday, May 16, 2007

Oficerja suedeze në Kosovë dhe spiuni serb



Bëra disa hulumtime dhe gjeta tradhtaren në forcat suedeze të KFOR-it.

Kjo është oficerja e lartë Anna-Karin Werner, 34, me titullin Lieutenant Commander në marinen suedeze që tradhtoj KFOR-in në Kosovë. Anna-Karin Werner i ka dorëzuar agjentit serb mijëra dokumenta top sekrete . Në kompjuterin të konfiskuar të agjentit serb janë gjetur 35109 dokumente të ndryshme ndër tyre edhe me informacione shumë delikate.

Në vitin 2005 ajo u takua me spiunin serb që përdorte nofkat "Z" dhe "John Smith". Agjenti serb në atë kohë ka qen i punësuar në UNMIK si përkthyes. Menjëherë fillojn një lidhje intime dhe spinui serb tregon kësaj që më parë ka punuar në shërbimet serkrete. Sipas NATOs informacionet që janë dorëzuar agjentit kanë rrezikuar jetën e gjithë personave, ushtar siedhe civil, të KFORit në Kosovë siedhe ka shtuar rrezikun për sulme terroriste ndaj KFORit. Sigurimi shtetëror suedez e ka akuzuar për Krime kundër sigurisë së shtetit.

Gazeta suedeze Aftonbladet ka lexuar disa nga e-mailat që kanë dërguar njëri tjetrit. Janë zbuluar edhe shumë informacione rreth shërbimeve sekrete të Kosovës. Me ndihmën e një miku suedez e përktheva një prej letrave që oficerja ka dërguar spiunit serb: Ajo gjëra tjetër për shokun tonë që ia ke shkrujtur emrin gabim. Ai është një ndër tre drejtuesit për sigurinë e vendlindjes që është policia sekrete e LDK-së. Ish-drejtues i AIK-se (agency of intelligence Kosovo), policia sekrete e qeverisë në eksil. Njeriu kryesor për shërbime sekrete.

No comments: