Prej goditjevet e rënda Qato më në fund rrëzohet në dysheme,por gjyqtari e ndërpret ndeshjen, pa numëruar Qaton për nokaut ! Nuk ndal vetëm me kaq !
Raundi i 10-te përfundohet nga gjyqtarët pashpjegueshëm mbi një minutë para kohës së duhur, nëse ky raund nuk do të ndërpriteshte nga gjyqtarët rusi Alexander Zaitsev do t'a shkatrronte totalisht Kreshnik Qaton. Kjo është një turp i madh për boksin shqiptar, Qato pik së pari as që ka drejtë të përfaqësoj Shqipërinë pasi ai as që është anëtar i federatës shqiptare të boksit. Shikoni vet në video, vini re sidomos në 01:18 kur rusi fillon sulmin, 01:24 Qato sheh yje kur Zaitsev qellon me një djathtë të tmerrshme dhe 01:30 Qato i lëkundur dhe i tundur rrëzohet, një nokaut i pastër. Ekspertet e boksit mbeten të bindur se gjyqtaren janë paguar që Kreshnik Qato të fitoj ndeshjen, janë vetëm gazetarët shqiptar që janë të verbër dhe e quajn këtë një fitore të pastër të Qatos.